Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 Pjetrit 2:17-22 Bibla Shqip (ALBB)

17. Këta janë burime pa ujë, re që shtyhen nga furtuna, të cilëve u rezervohet errësira e territ përjetë.

18. Sepse duke mbajtur ligjërata jashtë mase të fryra dhe të kota bëjnë për vete, me anë të pasioneve të mishit dhe të paturpësisë, ata që me të vërtetë kishin shpëtuar nga ata që jetojnë në gabim;

19. ndërsa u premtojnë atyre liri, ata vetë janë skllevër të prishjes, sepse një bëhet skllav i atij që e mundi.

20. Sepse ata që shpëtuan nga ndyrësitë e botës me anë të njohjes së Zotit dhe Shpëtimtarit Jezu Krisht, nëse përsëri ngatërrohen nga këto dhe munden, gjendja e tyre e fundit është më e keqe se e para.

21. Sepse do të qe më mirë për ta të mos e kishin njohur udhën e drejtësisë, se sa, pasi e njohën, t'ia kthejnë shpinën urdhërimit të shenjtë që u qe dhënë.

22. Por atyre u ndodhi ç'ka thotë një fjalë e urtë e vërtetë: ''Qeni u kthye në të vjellat e veta'', dhe ''dosa e larë u kthye të zhgërryhet në llucë''.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Pjetrit 2