Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 e Korintasve 9:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Sa për shërbesën në dobi të shenjtorëve, është e tepërt t'ju shkruaj,

2. sepse e njoh gatishmërinë e zemrave tuaja, për të cilën unë mburrem për ju te maqedonasit, se Akaia është gati që vjet; dhe zelli juaj nxiti shumë të tjerë.

3. Unë i dërgova këta vëllezër, që mburrja jonë për ju të mos dalë e kotë për këtë gjë dhe me qëllim, sikurse thosha, të jeni gati,

4. sepse, po të vinin me mua disa maqedonas dhe të mos ju gjenin gati, ne (të mos them ju), do të dilnim të turpëruar për besimin dhe mburrjen tonë.

5. Prandaj m'u duk e nevojshme t'i këshilloj vëllezërit të vijnë te ju më përpara, që të bëjnë gati më parë ofertën që kishit premtuar më parë, kështu që ajo të jetë gati si dhuratë bujarie dhe jo koprracie.

6. Dhe ju them këtë: Ai që mbjell me kursim, do të korrë po me kursim; dhe ai që mbjell dorëhapur edhe do të korrë dorëhapur.

Lexoni kapitullin e plotë 2 e Korintasve 9