Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 e Korintasve 8:14-24 Bibla Shqip (ALBB)

14. por të ndiqet vetëm një kriter barazimi; që tani mbushullia juaj të plotësojë nevojat e tyre, kështu që edhe mbushullia e tyre të plotësojë nevojat tuaja, që të ketë barazi,

15. sikurse është shkruar: ''Ai që mblodhi shumë, nuk mori më shumë dhe ai që mblodhi pak, nuk mori më pak''.

16. Le ta falënderojmë Perëndinë, që i shtiu në zemër Titit po atë kujdes për ju,

17. sepse ai jo vetëm që e pranoi këshillën tonë, por u nis për të ardhur te ju, me dëshirën e tij dhe me shumë zell.

18. Edhe bashkë me të dërguam edhe vëllanë, lëvdimi i të cilit për predikimin e ungjillit u përhap në të gjitha kishat,

19. dhe jo vetëm kaq, por ai u zgjodh nga kishat që të jetë shoku ynë në udhëtim me këtë dhuratë që ne administrojmë për lavdinë e Zotit vetë, për të treguar gatishmërinë e zemrës suaj,

20. duke shmangur qortimin e ndonjërit në këtë dhuratë bujare që administrohet prej nesh,

21. sepse kujdesemi të veprojmë mirë jo vetëm përpara Zotit, por edhe përpara njerëzve.

22. Edhe ne dërguam bashkë me ta vëllanë tonë, të cilin e kemi vënë në sprovë shumë herë në shumë gjëra dhe doli i zellshëm, por tani është edhe më i zellshëm për shkak të besimit të madh që ka ndaj jush.

23. Sa për Titin, ai është bashkëpunëtori im dhe shok i veprës midis jush; sa për vëllezërit, ata janë apostuj të kishave, lavdi e Krishtit.

24. U tregoni atyre provën e dashurisë suaj dhe pse mburremi me ju edhe përpara kishave.

Lexoni kapitullin e plotë 2 e Korintasve 8