Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 e Korintasve 8:10-21 Bibla Shqip (ALBB)

10. Lidhur me këtë po ju jap një këshillë, sepse kjo është e dobishme për ju, që vjet filluat jo vetëm ta bëni, por edhe ta dëshironi.

11. Tani përfundojeni edhe bërjen që, ashtu si qe dëshira për të dëshiruar, kështu të jetë edhe për ta përfunduar sipas mundësive që keni.

12. Sepse, në qoftë se ekziston gatishmëria për të dhënë, ai është i mirëpritur sipas asaj që ka dhe jo sipas asaj që nuk ka.

13. Por jo që ju të shtrëngoheni që të lehtësohen të tjerët,

14. por të ndiqet vetëm një kriter barazimi; që tani mbushullia juaj të plotësojë nevojat e tyre, kështu që edhe mbushullia e tyre të plotësojë nevojat tuaja, që të ketë barazi,

15. sikurse është shkruar: ''Ai që mblodhi shumë, nuk mori më shumë dhe ai që mblodhi pak, nuk mori më pak''.

16. Le ta falënderojmë Perëndinë, që i shtiu në zemër Titit po atë kujdes për ju,

17. sepse ai jo vetëm që e pranoi këshillën tonë, por u nis për të ardhur te ju, me dëshirën e tij dhe me shumë zell.

18. Edhe bashkë me të dërguam edhe vëllanë, lëvdimi i të cilit për predikimin e ungjillit u përhap në të gjitha kishat,

19. dhe jo vetëm kaq, por ai u zgjodh nga kishat që të jetë shoku ynë në udhëtim me këtë dhuratë që ne administrojmë për lavdinë e Zotit vetë, për të treguar gatishmërinë e zemrës suaj,

20. duke shmangur qortimin e ndonjërit në këtë dhuratë bujare që administrohet prej nesh,

21. sepse kujdesemi të veprojmë mirë jo vetëm përpara Zotit, por edhe përpara njerëzve.

Lexoni kapitullin e plotë 2 e Korintasve 8