Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 e Korintasve 6:8-16 Bibla Shqip (ALBB)

8. në lavdi dhe në çnderim, me emër të mirë dhe me emër të keq;

9. si gënjeshtarë, por të vërtetë; si të panjohur, por të njohur; si njerëz që vdesin, por ja, jetojmë; si të ndëshkuar, por jo të vrarë;

10. si të brengosur, por gjithmonë të gëzuar; si të varfër, por shumë veta i bëjmë të pasur; si njerëz që s'kanë kurrgjë, por kanë gjithçka.

11. Goja jonë u hap për ju, o Korintas, zemra jonë u bë e gjerë.

12. Ju nuk jeni ngushtë në ne, por ju jeni të ngushtë në zemrat tuaj.

13. Por në shkëmbim (po ju flas si fëmijëve), bëhuni të gjerë edhe ju.

14. Mos hyni në një zgjedhë bashkë me të pabesët, sepse ç'lidhje ka drejtësia me paudhësinë? Dhe çfarë afrie ka drita me terrin?

15. Dhe ç'harmoni ka Krishti me Belialin? Ose ç'pjesë ka besimtari me jobesimtarin?

16. Dhe çfarë marrëveshje ka tempulli i Perëndisë me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perëndisë së gjallë, sikurse tha Perëndia: ''Unë do të banoj në mes tyre, dhe do të ec ndër ta; do të jem Perëndia i tyre dhe ata do të jenë populli im''.

Lexoni kapitullin e plotë 2 e Korintasve 6