Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 e Korintasve 2:4-15 Bibla Shqip (ALBB)

4. Ju shkrova, në fakt, me shumë lot dhe me pikëllim të madh dhe ankth në zemër, jo që të hidhëroheni, por që të njihni dashurinë shumë të madhe që kam për ju.

5. Edhe në qoftë se dikush ka shkaktuar trishtim, s'më ka hidhëruar vetëm mua, por deri diku, pa e tepruar, ju të gjithë.

6. Mjaft është për atë njeri ndëshkimi që iu bë nga shumica,

7. por tani, përkundrazi, ju duhet më tepër ta falni atë dhe ta ngushëlloni, që ai njeri të mos gëlltitet nga trishtimi i tepërt.

8. Prandaj ju lutem t'i shfaqni dashuri,

9. sepse ju shkrova edhe për këtë, që të njoh provën tuaj, nëse jeni të dëgjueshëm në çdo gjë.

10. Por atij që ju do t'i falni diçka, e fal edhe unë, sepse edhe unë, nëse kam falur gjë, kujtdo që t'ia kem falur, e bëra për ju përpara Krishtit,

11. që të mos na mposhtë Satani, sepse ne i dimë qëllimet e tij.

12. Dhe, kur arrita në Troas për ungjillin e Krishtit edhe m'u hap një derë në Zotin,

13. nuk gjeta prehje në frymën time, sepse nuk gjeta aty Titin, vëllanë tim; prandaj, si u përshëndeta me ta, shkova në Maqedoni.

14. Por, falemnderit Perëndisë, që na bën të ngadhënjejmë gjithnjë në Krishtin dhe shfaq kudo nëpërmjet nesh erën e këndshme të njohurisë së vet.

15. Sepse ne jemi për Perëndinë era e këndshme e Krishtit ndër ata që shpëtohen dhe ndër ata që humbasin;

Lexoni kapitullin e plotë 2 e Korintasve 2