Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 e Korintasve 2:12-17 Bibla Shqip (ALBB)

12. Dhe, kur arrita në Troas për ungjillin e Krishtit edhe m'u hap një derë në Zotin,

13. nuk gjeta prehje në frymën time, sepse nuk gjeta aty Titin, vëllanë tim; prandaj, si u përshëndeta me ta, shkova në Maqedoni.

14. Por, falemnderit Perëndisë, që na bën të ngadhënjejmë gjithnjë në Krishtin dhe shfaq kudo nëpërmjet nesh erën e këndshme të njohurisë së vet.

15. Sepse ne jemi për Perëndinë era e këndshme e Krishtit ndër ata që shpëtohen dhe ndër ata që humbasin;

16. për këta një erë vdekjeje në vdekje, po për ata erë jete në jetë. Dhe kush është i zoti për këto?

17. Ne në fakt nuk falsifikojmë fjalën e Perëndisë, si shumë të tjerë, por flasim me sinqeritet si nga ana e Perëndisë, përpara Perëndisë në Krishtin.

Lexoni kapitullin e plotë 2 e Korintasve 2