Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 e Korintasve 2:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Por unë kisha vendosur në veten time të mos vij përsëri te ju me hidhërim.

2. Sepse, në qoftë se unë ju hidhëroj, kush do të më gëzojë mua, në mos ai vetë që u hidhërua prej meje?

3. Dhe ju shkrova në këtë mënyrë që, kur të vij, të mos kem trishtim nga ata që duhet të më gëzonin, duke pasur besim në ju të gjithë, se gëzimi im është i të gjithë juve.

4. Ju shkrova, në fakt, me shumë lot dhe me pikëllim të madh dhe ankth në zemër, jo që të hidhëroheni, por që të njihni dashurinë shumë të madhe që kam për ju.

Lexoni kapitullin e plotë 2 e Korintasve 2