Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 e Korintasve 11:9-18 Bibla Shqip (ALBB)

9. Dhe, kur isha midis jush dhe isha nevojtar, nuk iu bëra barrë askujt; sepse nevojat e mia i plotësuan vëllezërit që erdhën nga Maqedonia; dhe në çdo gjë u ruajta që të mos ju bëhem barrë ju, edhe për të ardhmen do të ruhem.

10. Duke qenë se e vërteta e Krishtit është në mua, kjo mburrje, për sa më përket mua, nuk do të më ndalohet në vendet e Akaisë.

11. Pse? Ndoshta sepse nuk ju dua? Perëndia e di.

12. Por atë që bëj, do ta bëj përsëri, që t'u pres çdo shkas atyre që duan shkas, që ata të gjenden si edhe ne, në atë gjë, për të cilën mburren.

13. Të tillë apostuj të rremë, janë punëtorë hileqarë, që shndërrohen në apostuj të Krishtit.

14. Dhe nuk është për t'u çuditur, sepse Satani vetë shndërrohet në engjëll drite.

15. Nuk është, pra, gjë e madhe, nëse edhe punëtorët e tij shndërrohen në punëtorë (marrin trajtën e punëtorëve) të drejtësisë, fundi i të cilëve do të jetë sipas veprave të tyre.

16. Po e them përsëri: Askush të mos mendojë se jam i marrë; në mos, më pranoni edhe si të marrë, që edhe unë të mburrem pakëz.

17. Atë që po them në mburrjen e guximit tim, nuk po e them sipas Zotit, por në marrëzi.

18. Duke qenë se shumë vetë mburren sipas mishit, edhe unë do të mburrem.

Lexoni kapitullin e plotë 2 e Korintasve 11