Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 e Korintasve 11:1-11 Bibla Shqip (ALBB)

1. Oh, sa do të dëshiroja që ju të duronit pak marrëzi me mua! Po në fakt, ju më duroni.

2. Jam xheloz për ju me xhelozinë e Perëndisë, sepse ju fejova me një burrë, që t'ju nxjerr para Krishtit si virgjëreshë të dëlirë.

3. Por druaj se, ashtu si gjarpri e gënjeu Evën me dinakërinë e tij, kështu edhe mendja juaj të mos prishet duke u shmangur nga thjeshtësia ndaj Krishtit.

4. Sepse, po të vinte dikush dhe t'ju predikonte një Jezus tjetër, që ne nuk e kemi predikuar, ose, po të merrnit një frymë tjetër që nuk e keni marrë, ose një ungjill tjetër që nuk e keni pranuar, do ta duronit fort mirë.

5. Unë mendoj se nuk kam qenë aspak më poshtë nga apostujt më të shquar.

6. Dhe, megjithëse jam i thjeshtë në të folur, nuk jam i tillë në dituri; madje me të gjitha mënyrat dhe në të gjitha gjërat jua kemi treguar.

7. Mos vallë bëra mëkat duke e ulur veten time që të lartoheni ju, sepse ju kam predikuar falas ungjillin e Perëndisë?

8. Kam rrjepur kishat e tjera, duke marrë një rrogë që t'ju shërbej juve.

9. Dhe, kur isha midis jush dhe isha nevojtar, nuk iu bëra barrë askujt; sepse nevojat e mia i plotësuan vëllezërit që erdhën nga Maqedonia; dhe në çdo gjë u ruajta që të mos ju bëhem barrë ju, edhe për të ardhmen do të ruhem.

10. Duke qenë se e vërteta e Krishtit është në mua, kjo mburrje, për sa më përket mua, nuk do të më ndalohet në vendet e Akaisë.

11. Pse? Ndoshta sepse nuk ju dua? Perëndia e di.

Lexoni kapitullin e plotë 2 e Korintasve 11