Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 Timoteut 5:11-21 Bibla Shqip (ALBB)

11. Po mos i prano vejushat më të reja, sepse, duke u dhënë pas dëshirave të tyre, ngrihen kundër Krishtit, duan të martohen,

12. duke tërhequr mbi vete një dënim, sepse kanë shkelur besimin e parë.

13. Madje ato mësojnë të jenë përtace duke shkuar shtëpi më shtëpi, edhe jo vetëm përtace, por edhe llafazane dhe kureshtare duke folur për gjëra të kota.

14. Dua, pra, që vejushat e reja të martohen, të kenë fëmijë, të bëhen zonja shtëpie dhe të mos i japin kundërshtarit asnjë shkak për të përfolur;

15. sepse disa tashmë devijuan për të ndjekur Satanin.

16. Në qoftë se ndonjë besimtar ose besimtare ka vejusha, le t'i ndihmojë e të mos bëhen barrë kishës, e cila mund të ndihmojë ato që janë me të vërtetë të veja.

17. Pleqtë që e drejtojnë mirë parësinë në kishë, le të nderohen dyfish, sidomos ata që mundohen me fjalë e me mësim.

18. Sepse Shkrimi thotë: "Mos ia lidh gojën kaut që shin në lëmë", dhe: ''Punëtori e ka hak mëditjen e tij''.

19. Mos prano asnjë padi kundër një plaku, veçse kur ka dy ose tre dëshmitarë.

20. Ata që mëkatojnë qortoji përpara të gjithëve, që edhe të tjerët të kenë frikë.

21. Unë të vë në be përpara Perëndisë, dhe Zotit Jezu Krisht dhe engjëjve të zgjedhur, që t'i zbatosh këto gjëra pa paragjykime, dhe mos bëj asgjë me anësi.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Timoteut 5