Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 Thesalonikasve 5:7-21 Bibla Shqip (ALBB)

7. Sepse ata që flenë, flenë natën, dhe ata që dehen, dehen natën.

8. Kurse ne, mbasi jemi të ditës, jemi të esëll, duke veshur parzmoren e besimit dhe të dashurisë, dhe për përkrenare shpresën e shpëtimit.

9. Sepse Perëndia nuk na ka caktuar për zemërim, por për të marrë shpëtimin me anë të Zotit tonë Jezu Krisht,

10. i cili vdiq për ne kështu që, qofshim zgjuar qofshim fjetur, jetojmë bashkë me të.

11. Prandaj ngushëlloni njëri-tjetrin dhe ndërtoni njëri-tjetrin ashtu sikur edhe bëni.

12. Tashmë, vëllezër, ju lutemi të keni respekt për ata që mundohen midis jush, që janë në krye ndër ju në Zotin dhe që ju qortojnë,

13. edhe t'i vlerësoni shumë në dashuri për veprën e tyre. Jetoni në paqe midis jush.

14. Tani, vëllezër, ju bëjmë thirrje t'i qortoni të parregulltit, të ngushëlloni zemërlëshuarit, të ndihmoni të dobëtit dhe të jeni të duruar me të gjithë.

15. Vështroni se mos dikush t'ia kthejë dikujt të keqen me të keqen; po kërkoni gjithmonë të mirën edhe te njëri-tjetri edhe te të gjithë.

16. Jini gjithmonë të gëzuar.

17. Lutuni pa pushim.

18. Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju.

19. Mos e shuani Frymën.

20. Mos i përbuzni profecitë.

21. Provoni të gjitha, mbani të mirën.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Thesalonikasve 5