Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 Thesalonikasve 5:2-13 Bibla Shqip (ALBB)

2. sepse ju vetë e dini shumë mirë se dita e Zotit do të vijë, si një vjedhës natën.

3. Sepse, kur thonë: "Paqe dhe siguri", atëherë një shkatërrim i papritur do të bjerë mbi ta, ashtu si dhembjet e lindjes të gruas shtatzënë dhe nuk do të shpëtojnë.

4. Por ju, vëllezër, nuk jeni në errësirë, që ajo ditë t'ju zërë në befasi si një vjedhës.

5. Të gjithë ju jeni bij të dritës dhe bij të ditës; ne nuk jemi të natës, as të territ.

6. Le të mos flemë, pra, si të tjerët, por të rrimë zgjuar dhe të jemi të esëll.

7. Sepse ata që flenë, flenë natën, dhe ata që dehen, dehen natën.

8. Kurse ne, mbasi jemi të ditës, jemi të esëll, duke veshur parzmoren e besimit dhe të dashurisë, dhe për përkrenare shpresën e shpëtimit.

9. Sepse Perëndia nuk na ka caktuar për zemërim, por për të marrë shpëtimin me anë të Zotit tonë Jezu Krisht,

10. i cili vdiq për ne kështu që, qofshim zgjuar qofshim fjetur, jetojmë bashkë me të.

11. Prandaj ngushëlloni njëri-tjetrin dhe ndërtoni njëri-tjetrin ashtu sikur edhe bëni.

12. Tashmë, vëllezër, ju lutemi të keni respekt për ata që mundohen midis jush, që janë në krye ndër ju në Zotin dhe që ju qortojnë,

13. edhe t'i vlerësoni shumë në dashuri për veprën e tyre. Jetoni në paqe midis jush.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Thesalonikasve 5