Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 Thesalonikasve 5:16-28 Bibla Shqip (ALBB)

16. Jini gjithmonë të gëzuar.

17. Lutuni pa pushim.

18. Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju.

19. Mos e shuani Frymën.

20. Mos i përbuzni profecitë.

21. Provoni të gjitha, mbani të mirën.

22. Hiqni dorë nga çdo dukje e ligë.

23. Dhe Perëndia i paqes ju shenjtëroftë ai vetë tërësisht; dhe gjithë fryma juaj, shpirt e trup, të ruhet pa të metë për ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht.

24. Besnik është ai që ju thërret, i cili edhe do ta bëjë.

25. Vëllezër, lutuni për ne.

26. Përshëndetni të gjithë vëllezërit me puthje të shenjtë.

27. Ju përbetoj për Zotin që kjo letër t'u lexohet gjithë vëllezërve të shenjtë.

28. Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju. Amen.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Thesalonikasve 5