Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 Thesalonikasve 3:6-12 Bibla Shqip (ALBB)

6. Por tani që u kthye Timoteu prej jush dhe na solli lajme të mira për besimin dhe dashurinë tuaj, dhe se ju ruani gjithnjë një kujtim të mirë për ne dhe keni mall të madh që të na shihni, sikurse edhe ne t'ju shohim juve,

7. prandaj, o vëllezër, ne u ngushëlluam për ju, me gjithë pikëllimin dhe vuajtjet tona, për hir të besimit tuaj,

8. sepse tani rrojmë me të vërtetë, në qoftë se ju qëndroni të patundur në Zotin.

9. Sepse çfarë falënderimi mund t'i drejtojmë Perëndisë për ju, për gjithë gëzimin që ndiejmë për shkakun tuaj përpara Perëndisë sonë,

10. duke u lutur shumë, natë e ditë, që të shohim fytyrën tuaj dhe të plotësojmë gjërat që ende i mungojnë besimit tuaj?

11. Po vetë Perëndia, Ati ynë, dhe Zoti ynë Jezu Krishti e sheshoftë rrugën tonë për te ju.

12. Dhe Zoti shtoftë dhe teproftë në dashurinë për njëri-tjetrin dhe për të gjithë, ashtu si edhe ne ndaj jush,

Lexoni kapitullin e plotë 1 Thesalonikasve 3