Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 Pjetrit 5:9-14 Bibla Shqip (ALBB)

9. Kundërshtojeni, duke qëndruar të patundur në besim, sepse e dini se të njëjtat vuajtje po i heqin vëllezërit tuaj të shpërndarë nëpër botë.

10. Dhe Perëndia i çdo hiri, që ju thirri në lavdinë e tij të përjetshme në Krishtin Jezus, mbasi të keni vuajtur për pak kohë, do t'ju bëjë të përsosur ai vetë, do t'ju bëjë të patundur, do t'ju forcojë dhe do t'ju vërë themel.

11. Atij i qoftë lavdia dhe pushteti për shekuj të shekujve. Amen.

12. Ju shkrova shkurt me anë të Silvanit, që më duket një vëlla besnik, duke ju bërë thirrje dhe duke ju dëshmuar se hiri i vërtetë i Perëndisë është ai në të cilin qëndroni.

13. Kisha që është në Babiloni, që është zgjedhur bashkë me ju, ju përshëndet. Edhe Marku, biri im, ju përshëndet.

14. Përshëndetni njëri-tjetrin me një të puthur dashurie. Paqja mbi ju të gjithë që jeni në Krishtin Jezus. Amen.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Pjetrit 5