Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 Pjetrit 4:3-6 Bibla Shqip (ALBB)

3. Sepse për ne është e mjaftueshme koha e jetës që shkuam për të kënaqur gjërat e dëshiruara nga johebrenjtë, kur ecnim në shthurje, në pasione, në dehje, në teprime, në të ngrëna e në të pira dhe në idhujtari të neveritshme.

4. Prandaj u duket çudi që ju nuk rendni me ta në po ato teprime shthurjeje dhe flasin keq për ju.

5. Ata do të japin llogari para atij që është gati të gjykojë të gjallë e të vdekur.

6. Për këtë në fakt, ungjilli u është predikuar edhe të vdekurve, që ata të gjykohen në mish sipas njerëzve, por të jetojnë në frymë sipas Perëndisë.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Pjetrit 4