Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 Pjetrit 1:7-11 Bibla Shqip (ALBB)

7. që prova e besimit tuaj, që është shumë më i çmuar nga ari që prishet, edhe pse provohet me zjarr, të dalë për lëvdim, nder e lavdi në zbulesën e Jezu Krishtit,

8. të cilin, megjithëse ju nuk e keni parë, e doni, duke besuar në të, megjithëse tani nuk e shihni, dhe ngazëlleheni me hare hare të patregueshme dhe të lavdishme,

9. duke arritur përmbushjen e besimit tuaj, shpëtimin e shpirtrave.

10. Për këtë shpëtim kërkuan dhe hetuan profetët që profetizuan nga hirin për ju,

11. duke kërkuar të njohin kohën dhe rrethanat që tregonte Fryma e Krishtit që ishte në ta, dhe që dëshmonte që më parë për vuajtjet që do të vinin mbi Krishtin dhe për lavditë që do të pasonin.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Pjetrit 1