Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 Pjetrit 1:11-23 Bibla Shqip (ALBB)

11. duke kërkuar të njohin kohën dhe rrethanat që tregonte Fryma e Krishtit që ishte në ta, dhe që dëshmonte që më parë për vuajtjet që do të vinin mbi Krishtin dhe për lavditë që do të pasonin.

12. Dhe atyre iu zbulua se ata i administronin jo për vete, po për ne, ato gjëra që po ju rrëfehen tani nga ata që ju kanë predikuar ungjillin, me anë të Frymës së Shenjtë të dërguar nga qielli; gjëra të cilat engjëjt dëshirojnë t'i vëzhgojnë.

13. Prandaj, ngjishni ijët e mendjes suaj, rrini zgjuar dhe mbani shpresë të plotë në hirin që do vijë mbi ju në zbulesën e Jezu Krishtit.

14. Si bij të bindur, mos iu përshtatni lakmive të mëparshme kur ishit në padijen tuaj,

15. por ashtu si është i shenjtë ai që ju thirri, të jini edhe ju të shenjtë në gjithë sjelljen tuaj,

16. sepse është shkruar: ''Jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë''.

17. Dhe në qoftë se thërrisni si Atë atë që, pa favorizuar njeri, gjykon sipas veprës së gjithsecilit, kalojeni kohën e shtegtimit tuaj mbi dhe me frikë,

18. duke ditur se jo me anë gjërash që prishen, si argjendi ose ari, jeni shpenguar nga mënyra e kotë e të jetuarit të trashëguar nga etërit,

19. por nga gjaku i çmuar i Krishtit, si të Qengjit të patëmetë dhe të panjollë,

20. të paranjohur përpara krijimit të botës, por të shfaqur kohët e fundit për ju,

21. që, nëpërmjet tij, të besoni në Perëndinë që e ringjalli prej së vdekurish dhe i dha lavdi, që besimi juaj dhe shpresa të jenë në Perëndinë.

22. Mbasi të pastroni shpirtrat tuaj me bindjen ndaj së vërtetës me anë të Frymës, për të pasur një dashuri vëllazërore pa hipokrizi, të doni fort njëri-tjetrin me zemër të pastër,

23. duke qenë të lindur sërish jo nga një farë që prishet, por që nuk prishet, me anë të fjalës së Perëndisë së gjallë dhe që mbetet përjetë.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Pjetrit 1