Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 e Korintasve 9:18-27 Bibla Shqip (ALBB)

18. Cila, pra, është paga ime? Që, duke predikuar ungjillin ta bëj ungjillin të ofruar falas, pa e përdorur për keq pushtetin tim në ungjillin.

19. Sepse, ndonëse jam i liruar nga të gjithë, e bëra vetën time shërbëtor të të gjithëve që të fitoj sa më shumë njerëz.

20. Kështu e kam bërë vetën time jude me judenjtë për t'i fituar judenjtë; e kam bërë veten time si një që është nën ligj me ata që janë nën ligj për t'i fituar ata që janë nën ligj;

21. me ata që janë pa ligj e kam bërë veten time si pa ligj (ndonëse nuk isha pa ligjin e Zotit, por nën ligjin e Krishtit), për të fituar ata që janë pa ligj.

22. E kam bërë veten time të dobët me të dobëtit, për të fituar të dobëtit; e kam bërë veten time gjithçka për të gjithë, që të mund të shpëtoj me çdo mënyrë disa njerëz.

23. Dhe këtë e bëj për hir të ungjillit, që të bëhem edhe unë pjesëtar i tij.

24. A nuk e dini se ata që vrapojnë në pistë, vërtetë vrapojnë të gjithë, por vetëm një e fiton çmimin? Vraponi në mënyrë që ta merrni.

25. Dhe kushdo që merr pjesë në garë kontrollon veten në të gjitha; dhe ata e bëjnë këtë për të marrë një kurorë që prishet, kurse ne për një kurorë që nuk prishet.

26. Unë, pra, vrapoj, por jo sikur jam i pasigurt; kështu luftoj, por jo sikur rrah erën;

27. madje e mundoj trupin tim dhe e nënshtroj, se mos, pasi t'u kem predikuar të tjerëve, të bëhem për t'u përjashtuar.

Lexoni kapitullin e plotë 1 e Korintasve 9