Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 e Korintasve 9:1-9 Bibla Shqip (ALBB)

1. A s'jam unë apostull? A s'jam unë i lirë? Po a nuk e pashë Jezu Krishtin, Zotin tonë? A nuk jeni ju vepra ime në Zotin?

2. Në qoftë se për të tjerët nuk jam apostull, së paku për ju unë jam; sepse ju jeni vula e apostullimit tim në Zotin.

3. Kjo është mbrojtja ime ndaj atyre që më hetojnë.

4. A nuk kemi edhe ne të drejtë të hamë e të pimë?

5. A nuk kemi edhe ne të drejtë të marrim me vete një bashkëshorte, që të jetë motër në besim, sikurse edhe apostujt e tjerë, dhe vëllezërit e Zotit, edhe Kefa?

6. Apo vetëm unë dhe Barnaba nuk kemi të drejtë të mos punojmë?

7. Kush, vallë, shkon në luftë me shpenzimet e veta? Kush mbjell vresht dhe nuk ha nga fryti i tij? Kush kullot një tufë dhe nuk ha nga qumështi i tufës?

8. A i them këto si njeri? A nuk i thotë këto edhe ligji?

9. Sepse në ligjin e Moisiut është shkruar: ''Mos ia lidh gojën kaut që shin''. Vallë, a kujdeset Perëndia me qetë?

Lexoni kapitullin e plotë 1 e Korintasve 9