Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 e Korintasve 9:1-11 Bibla Shqip (ALBB)

1. A s'jam unë apostull? A s'jam unë i lirë? Po a nuk e pashë Jezu Krishtin, Zotin tonë? A nuk jeni ju vepra ime në Zotin?

2. Në qoftë se për të tjerët nuk jam apostull, së paku për ju unë jam; sepse ju jeni vula e apostullimit tim në Zotin.

3. Kjo është mbrojtja ime ndaj atyre që më hetojnë.

4. A nuk kemi edhe ne të drejtë të hamë e të pimë?

5. A nuk kemi edhe ne të drejtë të marrim me vete një bashkëshorte, që të jetë motër në besim, sikurse edhe apostujt e tjerë, dhe vëllezërit e Zotit, edhe Kefa?

6. Apo vetëm unë dhe Barnaba nuk kemi të drejtë të mos punojmë?

7. Kush, vallë, shkon në luftë me shpenzimet e veta? Kush mbjell vresht dhe nuk ha nga fryti i tij? Kush kullot një tufë dhe nuk ha nga qumështi i tufës?

8. A i them këto si njeri? A nuk i thotë këto edhe ligji?

9. Sepse në ligjin e Moisiut është shkruar: ''Mos ia lidh gojën kaut që shin''. Vallë, a kujdeset Perëndia me qetë?

10. Apo e thotë këtë për ne? Vërtetë për ne janë shkruar, sepse kush lëron duhet të lërojë me shpresë, dhe kush shin, duhet të shijë me shpresë që të marrë atë që shpreson.

11. Në qoftë se ne kemi mbjellë midis jush gjërat frymërore, a është gjë e madhe nëse korrim të mirat tuaja materiale?

Lexoni kapitullin e plotë 1 e Korintasve 9