Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 e Korintasve 4:14-21 Bibla Shqip (ALBB)

14. Këto gjëra nuk po i shkruaj që t'ju turpëroj, por që t'ju paralajmëroj si fëmijët e mi të dashur.

15. Sepse, edhe sikur të kishit dhjetë mijë mësues në Krishtin, nuk do të kishit shumë etër, sepse unë ju kam dhënë jetë në Krishtin Jezus, me anë të ungjillit.

16. Prandaj ju bëj thirrje të bëheni imituesit e mi.

17. Për këtë arsye ju kam dërguar Timoteun, që është biri im i dashur dhe besnik në Zotin. Ky do t'ju kujtojë udhët e mia në Krishtin ashtu siç mësoj kudo në çdo kishë.

18. Dhe disa u krekosën, sikur nuk do të vija më te ju;

19. por shpejt kam për të ardhur te ju, në dashtë Zoti, dhe kam për të njohur jo fjalën, po fuqinë e atyre që janë krekosur,

20. sepse mbretëria e Perëndisë nuk qëndron në fjalë, por në fuqi.

21. Çfarë doni? Që të vij te ju me thupër apo me dashuri dhe me zemërbutësi?

Lexoni kapitullin e plotë 1 e Korintasve 4