Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 e Korintasve 16:3-10 Bibla Shqip (ALBB)

3. Edhe, kur të vij, ata që ju do të miratoni, unë do t'i dërgoj me letra, që të çojnë në Jeruzalem dhuratën tuaj bujare.

4. Dhe po të jetë e udhës që të shkoj vetë, ata do të shkon me mua.

5. Edhe unë do të vij te ju, pasi të kem kaluar nëpër Maqedoni.

6. Dhe ndoshta do të rri te ju, ose edhe të dimëroj, që ju të më përcillni kudo që të shkoj.

7. Sepse kësaj here nuk dua t'ju shoh vetëm kalimthi, por shpresoj të rri pak kohë pranë jush, në dashtë Zoti.

8. Dhe unë do të rri në Efes deri për Rrëshajët,

9. sepse m'u hap një derë e madhe dhe e efektshme, dhe kundërshtarë ka shumë.

10. Tani, nëse vjen Timoteu, kujdesuni që të rrijë me ju pa druajtje, sepse ai punon për veprën e Zotit ashtu si unë.

Lexoni kapitullin e plotë 1 e Korintasve 16