Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 e Korintasve 15:32-41 Bibla Shqip (ALBB)

32. Nëse u ndesha në Efes si njeri kundër bishave, ç'dobi kam? Në qoftë se të vdekurit nuk ringjallen, le të hamë e të pimë, sepse nesër do të vdesim.

33. Mos u gënjeni; shoqëritë e këqija prishin zakonet e mira.

34. Zgjohuni për drejtësinë dhe mos mëkatoni, sepse disa nga ju nuk e njohin Perëndinë; për turpin tuaj po ua them.

35. Por do të thotë ndonjë: ''Si ringjallen të vdekurit, edhe me ç'trup do të vijnë?''.

36. O i pamend! Atë që ti mbjell, nuk ngjallet, nëse nuk vdes përpara.

37. Dhe atë që mbjell, ti nuk mbjell trupin që do të bëhet, por një kokërr të zhveshur, ndoshta nga grurë ose ndonjë farë tjetër.

38. Po Perëndia i jep trup si të dojë, secilës farë trupin e vet.

39. Jo çdo mish është i njëjti mish; por tjetër është mishi i njerëzve, tjetër mishi i bagëtive, tjetër i peshqve dhe tjetër i shpendëve.

40. Dhe ka trupa qiellorë dhe trupa tokësorë; por tjetër është lavdia e trupave qiellorë e tjetër e atyre të tokës.

41. Tjetër është lavdia e diellit dhe tjetër lavdia e hënës dhe tjetër lavdia e yjeve; sepse ndryshon në lavdi ylli nga ylli.

Lexoni kapitullin e plotë 1 e Korintasve 15