Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 e Korintasve 14:27-38 Bibla Shqip (ALBB)

27. Nëse ndonjë flet në gjuhë tjetër, le të bëhet kjo nga dy a më të shumtën tre vetë dhe njeri pas tjetrit, dhe një le të interpretojë.

28. Por nëse nuk ka interpretues, le të heshtë në kishë dhe le të flasë me veten e tij dhe me Perëndinë.

29. Le të flasin dy a tre profetë, dhe të tjerët të gjykojnë.

30. Por nëse ka një zbulesë ndonjë tjetër që rri ulur, le të heshtë i pari.

31. Sepse të gjithë, njeri pas tjetrit, mund të profetizojnë, që të mësojnë të gjithë dhe të inkurajohen të gjithë.

32. Frymërat e profetëve u nënshtrohen profetëve,

33. sepse Perëndia nuk është Perëndi trazimi, por paqtimi si në të gjitha kishat e shenjtorëve.

34. Gratë tuaja të heshtin në kishë, sepse nuk u lejohet të flasin, por duhet të nënshtrohen, sikurse thotë edhe ligji.

35. Dhe në qoftë se duan të mësojnë ndonjë gjë, le të pyesin burrat e tyre në shtëpi, sepse është e turpshme për gratë të flasin në kishë.

36. Prej jush doli fjala e Perëndisë? Apo vetëm te ju arriti?

37. Në qoftë se dikush mendon se është profet ose frymëror, le të njohë se ato që po ju shkruaj janë urdhërime të Zotit.

38. Dhe nëse dikush është i paditur, le të jetë i paditur.

Lexoni kapitullin e plotë 1 e Korintasve 14