Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 e Korintasve 12:13-20 Bibla Shqip (ALBB)

13. Sepse të gjithë ne jemi pagëzuar në një Frymë të vetëm në të njëjtin trup, qofshin hebrenjtë apo grekët, qofshin skllevërit a të liruarit, dhe të gjithë jemi ujitur në të njëjtin Frymë.

14. Sepse edhe trupi nuk është një gjymtyrë e vetme, por shumë.

15. Sikur të thoshte këmba: ''Mbasi nuk jam dorë, unë nuk jam pjesë e trupit'', mos për këtë nuk është pjesë e trupit?

16. Dhe sikur veshi të thoshte: ''Mbasi nuk jam sy, unë nuk jam pjesë e trupit'', mos për këtë nuk është pjesë e trupit?

17. Po të ishte gjithë trupi sy, ku do të ishte dëgjimi? Po të ishte gjithë dëgjim, ku do të ishte të nuhaturit?

18. Por Perëndia ka vënë çdo gjymtyrë të trupit si ka dashur.

19. Po të ishin të gjitha gjymtyrët një gjymtyrë e vetme, ku do të ishte trupi?

20. Kështu, pra, janë shumë gjymtyrë, por një trup i vetëm.

Lexoni kapitullin e plotë 1 e Korintasve 12