Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 e Korintasve 12:1-12 Bibla Shqip (ALBB)

1. Edhe për sa u përket dhuntive frymërore, o vëllezër, nuk dua të jeni të paditur.

2. Ju e dini se, kur ishit paganë, tërhiqeshit pas idhujve të pagojë, nën shtytje të çastit.

3. Prandaj ju bëj të ditur se askush që flet në Frymën e Shenjtë nuk thotë: ''Mallkuar qoftë Jezusi!''; edhe asnjë nuk mund të thotë: ''Jezusi është Zot'', veç se në Frymën e Shenjtë.

4. Ka larmi dhuntish, por i njëjti Frymë.

5. Ka edhe larmi shërbimesh, por i njëjti Zot.

6. Dhe ka larmi veprimtarish por është i njëjti Perëndi i cili i bën të gjitha gjërat në të gjithë.

7. Dhe secilit i jepet shfaqja e Frymës për dobinë e përbashkët.

8. Dikujt, pra, i jepet, me anë të Frymës, fjalë diturie; një tjetri, sipas të po atij Frymë, fjalë njohurie;

9. një tjetri besim, nga po ai Frymë; një tjetri dhuntitë e shërimeve, nëpërmjet po atij Frymë; një tjetri pushtet për të kryer veprime të fuqishme; një tjetri profeci; një tjetri të dallojë frymërat;

10. një tjetri larmi gjuhësh; një tjetri interpretimi i gjuhëve.

11. Dhe të gjitha këto i bën i njëjti dhe i vetmi Frymë, duke i ndarë gjithsecilit dhunti veç e veç ashtu si do vetë.

12. Sepse ashtu si trupi është një, por ka shumë gjymtyrë, dhe të gjitha gjymtyrët e të njëjtit trup, megjithëse janë shumë, formojnë një trup të vetëm, kështu është edhe Krishti.

Lexoni kapitullin e plotë 1 e Korintasve 12