Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 e Korintasve 11:1-9 Bibla Shqip (ALBB)

1. Më imitoni mua, ashtu si unë jam imitues i Krishtit.

2. Dhe unë po ju lavdëroj, vëllezër, që më kujtoni në të gjitha gjërat dhe i zbatoni porositë ashtu siç ua kam transmetuar.

3. Por dua që të dini se kreu i çdo njeriu është Krishti, edhe kreu i gruas është burri; edhe kreu i Krishtit është Perëndia.

4. Çdo burrë, kur lutet ose profetizon kokëmbuluar, turpëron kryet e tij.

5. Edhe çdo grua, që lutet ose profetizon kokëzbuluar, turpëron kryet e saj, sepse është njëlloj sikur të ishte e rruar.

6. Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t'ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet.

7. Sepse burri nuk duhet të mbulojë kryet, sepse është shëmbëllimi dhe lavdia e Perëndisë, kurse gruaja është lavdia e burrit,

8. sepse burri nuk është nga gruaja, por gruaja nga burri,

9. edhe sepse burri nuk u krijua për gruan, por gruaja për burrin.

Lexoni kapitullin e plotë 1 e Korintasve 11