14. Prandaj, të dashurit e mi, largohuni nga idhujtaria.
15. Po ju flas si të mençur, gjykojeni ju atë që them:
16. kupa e bekimit, që ne bekojmë, a nuk është vallë pjesëmarrje në gjakun e Krishtit? Buka që ne thyejmë, a nuk është vallë pjesëmarrje në trupin e Krishtit?
17. Sepse ne të shumtit, jemi një bukë, një trup, sepse të gjithë marrim pjesë në të vetmen bukë.
18. Shikoni Izraelin sipas mishit: ata që hanë flijimet a nuk janë pjesëmarrës të altarit?
19. Çfarë them, pra? Se idhulli është diçka? Apo se ajo që u është flijuar idhujve është diçka?
20. Jo, por them se gjërat që flijojnë johebrenjtë, ua flijojnë demonëve dhe jo Perëndisë; tani unë nuk dua që ju të keni pjesë me demonët.
21. Ju nuk mund të pini kupën e Zotit dhe kupën e demonëve; ju nuk mund të merrni pjesë në tryezën e Zotit dhe në tryezën e demonëve.
22. A duam ne të provokojmë Zotin deri në xhelozi? A jemi ne më të fortë se ai?