Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 e Korintasve 10:13-25 Bibla Shqip (ALBB)

13. Asnjë tundim nuk ju ka gjetur juve, përveçse tundimi njerëzor; por Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë që t'ju tundojnë përtej fuqive tuaja, por me tundimin do t'ju japë dhe rrugë dalje, që ju të mund ta përballoni.

14. Prandaj, të dashurit e mi, largohuni nga idhujtaria.

15. Po ju flas si të mençur, gjykojeni ju atë që them:

16. kupa e bekimit, që ne bekojmë, a nuk është vallë pjesëmarrje në gjakun e Krishtit? Buka që ne thyejmë, a nuk është vallë pjesëmarrje në trupin e Krishtit?

17. Sepse ne të shumtit, jemi një bukë, një trup, sepse të gjithë marrim pjesë në të vetmen bukë.

18. Shikoni Izraelin sipas mishit: ata që hanë flijimet a nuk janë pjesëmarrës të altarit?

19. Çfarë them, pra? Se idhulli është diçka? Apo se ajo që u është flijuar idhujve është diçka?

20. Jo, por them se gjërat që flijojnë johebrenjtë, ua flijojnë demonëve dhe jo Perëndisë; tani unë nuk dua që ju të keni pjesë me demonët.

21. Ju nuk mund të pini kupën e Zotit dhe kupën e demonëve; ju nuk mund të merrni pjesë në tryezën e Zotit dhe në tryezën e demonëve.

22. A duam ne të provokojmë Zotin deri në xhelozi? A jemi ne më të fortë se ai?

23. Gjithçka më lejohet, por jo gjithçka është dobishme; gjithçka më lejohet, por jo çdo gjë ndërton.

24. Askush të mos kërkojë interesin e vet, por atë të tjetrit.

25. Hani çdo gjë që shitet te kasapi, pa bërë pyetje për shkak të ndërgjegjes,

Lexoni kapitullin e plotë 1 e Korintasve 10