Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 e Korintasve 10:11-19 Bibla Shqip (ALBB)

11. Dhe të gjitha këto gjëra u ndodhën atyre si shembull, dhe janë shkruar për paralajmërimin tonë, për ne që jemi në mbarim të epokave.

12. Prandaj ai që mendon se qëndron më këmbë, le të shohë se mos bjerë.

13. Asnjë tundim nuk ju ka gjetur juve, përveçse tundimi njerëzor; por Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë që t'ju tundojnë përtej fuqive tuaja, por me tundimin do t'ju japë dhe rrugë dalje, që ju të mund ta përballoni.

14. Prandaj, të dashurit e mi, largohuni nga idhujtaria.

15. Po ju flas si të mençur, gjykojeni ju atë që them:

16. kupa e bekimit, që ne bekojmë, a nuk është vallë pjesëmarrje në gjakun e Krishtit? Buka që ne thyejmë, a nuk është vallë pjesëmarrje në trupin e Krishtit?

17. Sepse ne të shumtit, jemi një bukë, një trup, sepse të gjithë marrim pjesë në të vetmen bukë.

18. Shikoni Izraelin sipas mishit: ata që hanë flijimet a nuk janë pjesëmarrës të altarit?

19. Çfarë them, pra? Se idhulli është diçka? Apo se ajo që u është flijuar idhujve është diçka?

Lexoni kapitullin e plotë 1 e Korintasve 10