Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 e Korintasve 1:8-19 Bibla Shqip (ALBB)

8. i cili edhe do t'ju vërtetojë deri në fund, që të jeni të paqortueshëm në ditën e Zotit tonë Jezu Krishtit.

9. Besnik është Perëndia, nga i cili jeni thirrur në bashkësinë e Birit të tij Jezu Krishtit, Zotit tonë.

10. Tani vëllezër, ju bëj thirrje në emër të Zotit tonë Jezu Krishtit të flisni që të gjithë të njëjtën gjë dhe të mos keni ndasi midis jush, por të jeni plotësisht të bashkuar, duke pasur një mendje dhe një vullnet.

11. Sepse më është treguar për ju, o vëllezër, nga ata të shtëpisë së Kloes, se në mes jush ka grindje.

12. Dhe dua të them këtë, që secili nga ju thotë: ''Unë jam i Palit'', ''unë i Apolit'', ''unë i Kefës'' dhe ''unë i Krishtit''.

13. Vallë i ndarë qenka Krishti? Mos Pali u kryqëzua për ju? Apo ju u pagëzuat në emër të Palit?

14. E falënderoj Perëndinë që nuk kam pagëzuar asnjë nga ju, me përjashtim të Krispit dhe të Gait,

15. që askush të mos thotë se e pagëzova në emrin tim.

16. Unë pagëzova edhe familjen e Stefanës; përveç tyre nuk di të kem pagëzuar ndonjë tjetër.

17. Sepse Krishti nuk më dërgoi të pagëzoj, por të predikoj ungjillin, jo me dituri fjale, që kryqi i Krishtit të mos dalë i kotë.

18. Sepse mesazhi i kryqit është marrëzi për ata që humbin, por për ne që shpëtohemi është fuqia e Perëndisë.

19. Sepse është shkruar: ''Do të bëj të humbasë dituria e të diturve, dhe do ta asgjësoj zgjuarsinë e të zgjuarve''.

Lexoni kapitullin e plotë 1 e Korintasve 1