Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 e Korintasve 1:13-24 Bibla Shqip (ALBB)

13. Vallë i ndarë qenka Krishti? Mos Pali u kryqëzua për ju? Apo ju u pagëzuat në emër të Palit?

14. E falënderoj Perëndinë që nuk kam pagëzuar asnjë nga ju, me përjashtim të Krispit dhe të Gait,

15. që askush të mos thotë se e pagëzova në emrin tim.

16. Unë pagëzova edhe familjen e Stefanës; përveç tyre nuk di të kem pagëzuar ndonjë tjetër.

17. Sepse Krishti nuk më dërgoi të pagëzoj, por të predikoj ungjillin, jo me dituri fjale, që kryqi i Krishtit të mos dalë i kotë.

18. Sepse mesazhi i kryqit është marrëzi për ata që humbin, por për ne që shpëtohemi është fuqia e Perëndisë.

19. Sepse është shkruar: ''Do të bëj të humbasë dituria e të diturve, dhe do ta asgjësoj zgjuarsinë e të zgjuarve''.

20. Ku është i dituri? Ku është skribi? Ku është debatuesi i kësaj epoke? A nuk e bëri të marrë Perëndia diturinë e kësaj bote?

21. Sepse, duke qenë se nëpërmjet diturisë së Perëndisë bota nuk e njohu Perëndinë me urtinë e vet, Perëndisë i pëlqeu të shpëtojë ata që besojnë nëpërmjet marrëzisë së predikimit,

22. sepse judenjtë kërkojnë një shenjë dhe grekët kërkojnë dituri,

23. por ne predikojmë Krishtin të kryqëzuar, skandal për judenjtë dhe marrëzi për grekët,

24. kurse për ata që janë të thirrur, qofshin judenj ose grekë, predikojmë Krishtin, fuqia e Perëndisë dhe diturinë e Perëndisë;

Lexoni kapitullin e plotë 1 e Korintasve 1