8. Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë.
9. Ai qe një gjahtar i fuqishëm para Zotit; prandaj thuhet: "Si Nimrodi, gjahtari i fuqishëm para Zotit".
10. Dhe fillimi i mbretërimit të tij qe Babeli, Ereku, Akadi dhe Kalmehu në vendin e Shinarit.
11. Nga ky vend shkoi në Asiri dhe ndërtoi Ninivenë, Rehoboth-Irin dhe Kalahun;
12. midis Ninivesë dhe Kalahut ndërtoi Resenin (që është qyteti i madh).
13. Mitsraimit i lindën ludimët, anamimët, lehabimët, naftuhimët,
14. pathrusimët, kasluhimët (prej të cilëve dolën filistenjtë) dhe kaftorimët.
15. Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Heti,
16. dhe jebusenjtë, amorenjtë, girgasenjtë,
17. hivenjtë, arkenjtë, sinenjtë,
18. arvadenjtë, tsemarenjtë dhe hamathenjtë. Pastaj familjet e kanaanenjve u shpërndanë.
19. Dhe kufijtë e kanaanenjve shkuan nga Sidoni, në drejtim të Gerarit, deri në Gaza; dhe në drejtim të Sodomës, Gomorës, Admës dhe Ceboimoit deri në Lesha.
20. Këta janë bijtë e Kamit, sipas familjeve të tyre, sipas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre, në kombet e tyre.