46. Ua kishte dhënë të korrat e tyre krimbave dhe frytin e mundit të tyre karkalecave.
47. I kishte shkatërruar vreshtat e tyre me breshër dhe fiqtë e tyre të Egjiptit me ngrica.
48. Kishte braktisur bagëtinë e tyre në mëshirë të breshrit dhe kopetë e tyre në mëshirë të rrufeve.
49. Kishte lëshuar mbi ta zjarrin e zemërimit të tij, indinjatën, inatin dhe fatkeqësinë, një turmë lajmëtarësh të fatkeqësisë.
50. I kishte hapur udhën zemërimit të tij dhe nuk i kishte kursyer nga vdekja, por ia kishte braktisur jetën e tyre murtajës.
51. I kishte goditur në Egjipt gjithë të parëlindurit dhe prodhimet e para në çadrat e Kamit.
52. Por e kishte bërë popullin e tij të ikte si bagëtia dhe e kishte çuar nëpër shkretëtirë sikur të ishte një kope.
53. I kishte udhëhequr me siguri dhe ata nuk patën frikë, por deti i kishte përpirë armiqtë e tyre.
54. Dhe ai i solli kështu në tokën e tij të shenjtë, në malin që dora e djathtë e tij kishte pushtuar.
55. I dëboi kombet para tyre dhe u caktoi atyre me short trashëgiminë, dhe bëri që fiset e Izraelit të banonin në çadrat e tyre.
56. Por ata u orvatën dhe provokuan indinjatën e Perëndisë shumë të lartë dhe nuk respektuan statutet e tij.
57. U tërhoqën madje prapa dhe u sollën në mënyrë të pabesë ashtu si etërit e tyre, dhe devijuan si një hark që gabon;
58. provokuan zemërimin e tij me vendet e tyre të larta dhe e bënë ziliqar me skulpturat e tyre.
59. Perëndia dëgjoi dhe u zemërua, dhe ndjeu një neveri të madhe për Izraelin.
60. Kështu ai braktisi tabernakullin e Shilohut, çadrën që kishte ngritur midis njerëzve;