28. U shofshin nga libri i jetës dhe mos u shkrofshin midis të drejtëve.
29. Tani jam i hidhëruar dhe i dëshpëruar; shpëtimi yt, o Perëndi, më lartoftë.
30. Unë do ta kremtoj emrin e Perëndisë me një këngë, dhe do ta madhështoj me lavde.
31. Dhe kjo do t'i pëlqejë Zotit më tepër se një ka o një dem me brirë dhe thonj.
32. Njerëzit e përulur do të shohin dhe do të gëzohen; dhe për ju që kërkoni Perëndinë, u përtëriftë zemra juaj.
33. Sepse Zoti kënaq nevojtarët dhe nuk përçmon robërit e tij.
34. E mburrshin qiejt dhe toka, detet dhe gjithçka lëviz në to.
35. Sepse Perëndia do të shpëtojë Sionin dhe do të rindërtojë qytetet e Judës; atëherë ata do të banojnë në to dhe do t'i zotërojnë.
36. Dhe pasardhësit e shërbëtorëve të tij do të kenë trashëgiminë dhe ata që e duan emrin e tij do të banojnë aty.