12. Kthemë gëzimin e shpëtimit dhe përkrahmë me frymë dashamirës.
13. Atëherë do t'u mësoj rrugët e tua shkelësve dhe mëkatarët do të kthehen drejt teje.
14. Çliromë nga gjaku i derdhur, o Perëndi, Perëndi i shpëtimit tim, dhe gjuha ime do të kremtojë tërë gaz drejtësinë tënde.
15. O Zot, hap buzët e mia, dhe goja ime do të shpallë lëvdimin tënd.
16. Ti në fakt nuk ndjen ndonjë kënaqësi në flijim, përndryshe do ta ofroja, nuk të pëlqen as holokausti.
17. Flijimet e Perëndisë janë frymë e thyer; o Perëndi, ti nuk e përçmon zemrën e thyer dhe të penduar.
18. Bëj të mirën Sionit për dashamirësinë tënde, ndërto muret e Jeruzalemit.
19. Atëherë do të gëzohesh në flijimet e drejtësisë, në holokaustet dhe në ofertat që digjen tërësisht; atëherë do të ofrohen dema të rinj mbi altarin tënd.