7. në të njëjtën mënyrë si era e lindjes që i bën copë-copë anijet e Tarshishit.
8. Siç e kishim dëgjuar, ashtu pamë në qytetin e Zotit disa ushtri, në qytetin e Perëndisë tonë; Perëndia do ta bëjë të qëndrueshëm përjetë.
9. Në tempullin tënd, o Perëndi, ne kemi rënë në mendime mbi mirësinë tënde.
10. Ashtu si emri yt, o Perëndi, kështu lëvdimi yt arrin deri në skajet e tokës; dora jote e djathtë është tërë drejtësi.
11. Le të gëzohet mali Sion, le të ngazëllojnë vajzat e Judës për gjykimet e tua.