13. Zoti qesh me të, sepse e sheh që vjen dita e tij.
14. Të pabesët kanë nxjerrë shpatën dhe kanë nderur harkun e tyre për të rrëzuar të mjerin dhe nevojtarin, për të vrarë ata që ecën drejt në rrugën e tyre.
15. Shpata e tyre do të hyjë në zemrën e tyre dhe harqet e tyre do të thyhen.
16. Vlen më tepër e pakta e të drejtit se sa bollëku i shumë të pabesëve.
17. Sepse krahët e të pabesëve do të thyhen, por Zoti i përkrah të drejtët.
18. Zoti i njeh ditët e njerëzve të ndershëm dhe trashëgimia e tyre do të vazhdojë përjetë.
19. Ata nuk do të ngatërrohen në kohën e fatkeqësisë dhe në ditët e zisë do të ngopen.
20. Por të pabesët do të vdesin dhe armiqtë e Zotit do të konsumohen dhe do të bëhen tym si dhjami i qengjave.