8. Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai.
9. Kini frikë nga Zoti, ju shenjtorë të tij, sepse asgjë nuk u mungon atyre që kanë frikë prej tij.
10. Luanët e vegjël vuajnë nga mungesa e madhe dhe nga uria, por atyre që kërkojnë Zotin nuk u mungon asgjë.
11. Ejani, o bij, dëgjomëni; unë do t'ju mësoj frikën e Zotit.
12. Cili është ai njeri që dëshiron jetën dhe do ditë të gjata për të parë të mirën?
13. Mbaje gjuhën tënde larg së keqes dhe buzët e tua të mos thonë gënjeshtra.
14. Largohu nga e keqja dhe bëj të mirën, kërko paqen dhe siguroje.
15. Sytë e Zotit janë mbi të drejtët dhe veshët e tij janë të vëmendshëm të kapin britmën e tyre.