5. Unë urrej tubimin e njerëzve të këqij dhe nuk bashkohem me të pabesët.
6. Unë i laj duart e mia në çiltërsi dhe i shkoi rrotull altarit tënd, o Zot,
7. për të shpallur me zë të lartë lavdinë tënde dhe për të treguar tërë mrekullitë e tua.
8. O Zot, unë e dua selinë e shtëpisë sate dhe vendin ku qëndron lavdia jote.
9. Mos e vër shpirtin tim bashkë me atë të mëkatarëve dhe mos më bashko me njerëzit gjakatarë,
10. sepse ata kanë në duart e tyre plane të këqija dhe dora e tyre e djathtë është plot dhurata.
11. Por unë do të eci në ndershmërinë time; më shpengo dhe ki mëshirë për mua.