1. Lëvdoni Zotin, sepse është një gjë e mirë t'i këndosh lavde Perëndisë tonë, sepse është e kënaqshme dhe e leverdishme ta lëvdosh.
2. Zoti ndërton Jeruzalemin, dhe mbledh të humburit e Izraelit.
3. Ai shëron ata që e kanë zemrën të thyer dhe lidh plagët e tyre.
4. Llogarit numrin e yjeve dhe i thërret të gjitha sipas emrit të tyre.
5. I madh është Zoti ynë, e pamasë është fuqia e tij dhe e pafund zgjuarsia e tij.
6. Zoti larton njerëzit e përulur, por ul deri në tokë njerëzit e këqij.
7. Këndojini Zotit me falënderim, këndojini me qeste lavde Perëndisë tonë,
8. që mbulon qiellin me re, përgatit shiun për tokën dhe bën që të rritet bari në malet.