120. Mishi im dridhet i tëri nga frika jote, dhe unë kam frikë nga dekretet e tua.
121. Unë kam bërë atë që është e ndershme dhe e drejtë; mos më braktis në duart e shtypësve të mi.
122. Jepi siguri dhe mbarësi shërbëtorit tënd, dhe mos lejo që mendjemëdhenjtë të më shtypin.
123. Sytë e mi dobësohen duke kërkuar shpëtimin tënd dhe fjalën e drejtësisë sate.
124. Kujdesu për shërbëtorin tënd sipas mirësisë sate dhe mësomë statutet e tua.
125. Unë jam shërbëtori yt; më jep mendje, që të mund të njoh porositë e tua.
126. Është koha, o Zot, që të veprosh; ata kanë anuluar ligjin tënd.
127. Për këtë arsye unë i dua urdhërimet e tua më tepër se ari; po, më tepër se ari i kulluar.
128. Për këtë arsye i konsideroj të drejta urdhërimet e tua dhe urrej çdo shteg të gënjeshtrës.
129. Porositë e tua janë të mrekullueshme, prandaj shpirti im i respekton.