4. Sepse mirësia jote është e madhe, arrin deri mbi qiejt, dhe e vërteta jote deri te retë.
5. Qofsh i përlëvduar, o Perëndi, përmbi qiejt dhe lavdia jote shkëlqeftë mbi gjithë tokën,
6. me qëllim që të dashurit e tu të çlirohen; shpëtomë me të djathtën tënde dhe përgjigjmu.
7. Perëndia ka folur në shenjtërinë e tij: "Unë do të triumfoj, do ta ndaj Sikemin dhe do të mas luginën e Sukothit.
8. Imi është Galaadi, imi është Manasi, Efraimi është forca e kokës sime, Juda është ligjvënësi im;
9. Moabi është legeni ku unë lahem; mbi Edomin do të hedh sandalen time, mbi Filisti do të dërgoj britma triumfi".