10. Askush nuk ka aq guxim sa ta provokojë. Kush, pra, është në gjendje të qëndrojë i fortë para meje?
11. Kush më ka bërë një shërbim i pari që unë duhet ta shpërblej? Çdo gjë nën qiejt është imja.
12. Nuk do t'i kaloj në heshtje gjymtyrët e tij, forcën e tij të madhe dhe bukurinë e armaturës së tij.
13. Kush mund ta zhveshë nga parzmorja e tij dhe kush mund t'i afrohet me një fre të dyfishtë?
14. Kush mund të hapë portat e gojës së tij, e rrethuar siç është nga tmerri i dhëmbëve të tij?
15. Shumë të bukura janë rreshtat e mburojave të tij, të salduara fort si prej një vule.
16. Ato janë aq afër njëra-tjetrës sa nuk kalon as ajri midis tyre.
17. Janë të ngjitura njëra me tjetrën, të bashkuara fort midis tyre, dhe nuk mund të ndahen.
18. Teshtimat e tij japin shkreptima drite dhe sytë e tij janë si qepallat e agimit.
19. Nga goja e tij dalin flakë, dalin shkëndija zjarri.
20. Nga flegrat e hundës së tij del tym, si nga një enë që vlon ose nga një kazan.
21. Fryma e tij i vë zjarrin qymyrit dhe nga goja e tij del flakë.