26. që të bjerë shi mbi tokë të pabanuar, mbi një shkretëtirë, ku nuk ka asnjë njeri,
27. për të shuar etjen e shkretëtirave të mjeruara, për të bërë që të mbijë dhe të rritet bari?
28. Shiu, vallë, a ka një baba? Ose kush i prodhon pikat e vesës?
29. Nga gjiri i kujt del akulli dhe kush e krijon brymën e qiellit?
30. Ujërat ngurtësohen si guri dhe sipërfaqja e humnerës ngrin.
31. A mund t'i bashkosh ti lidhjet e Plejadave, apo të zgjidhësh vargjet e Orionit?
32. A i bën ti të duken yjësitë në kohën e tyre, apo e drejton ti Arushën e Madhe me të vegjlit e saj?
33. A i njeh ti ligjet e qiellit, ose a mund të vendosësh ti sundimin e tyre mbi tokë?
34. A mund ta çosh zërin tënd deri në retë me qëllim që të mbulohesh nga shiu i bollshëm?
35. Mos je ti ai që hedh rrufetë atje ku duhet të shkojnë, duke thënë: "Ja ku jam?".