13. Por të pabesët nga zemra mbledhin zemërimin, nuk bërtasin për të kërkuar ndihmë,
14. kështu ata vdesin ende të rinj, dhe jeta e tyre mbaron midis sodomitëve.
15. Perëndia çliron të pikëlluarit me anë të pikëllimit të tyre dhe u hap veshët me anë të fatkeqësisë.
16. Ai dëshiron të të largojë edhe ty nga kafshimi i fatkeqësisë, që të të çojë në një vend të gjerë pa kufizim, me një tryezë të shtruar me ushqime të shijshme.
17. Por ti je mbushur me mendimin e njeriut të keq, dhe gjykimi e drejtësia do të të kapin.
18. Në rast se ekziston zemërimi, ki kujdes që ai të mos të të fshijë me një goditje të vetme, sepse një shumë e madhe parash nuk do të mund të largonte.
19. Vallë a do t'i çmojë pasuritë e tua, kur ai ka ar dhe të gjitha burimet e fuqisë?
20. Mos dëshiro natën, gjatë së cilës njerëzia çohet larg nga vendi i saj.
21. Ki kujdes të mos anosh nga paudhësia, sepse ti ke preferuar këtë pikëllim.
22. Ja, Perëndia ka shkëlqyer në fuqinë e tij; kush mund të na mësojë si ai?
23. Vallë, kush mund t'i imponojë rrugën që duhet ndjekur dhe kush mund t'i thotë: "Ti ke bërë keq"?
24. Kujtohu të lartësosh veprat e tij, që njerëzit i kanë kënduar;
25. tërë njerëzit i admirojnë, vdekatari mund t'i soditë nga larg.
26. Po, Perëndia është i madh, por ne nuk e njohim, dhe numri i viteve të tij është i panjohshëm.