1. Elihu vazhdoi edhe më, duke thënë:
2. "Prit edhe pak dhe do të të tregoj që ka ende gjëra për të thënë nga ana e Perëndisë.
3. Do ta sjell larg atë që di dhe do t'i jap hak atij që më ka krijuar.
4. Sigurisht fjalët e mia nuk janë të rreme; para teje ke një njeri me njohuri të përsosur.
5. Ja, Perëndia është i fuqishëm, por nuk përçmon njeri; është i fuqishëm në forcën e diturisë së tij.
6. Ai nuk e lë të jetojë njeriun e keq dhe u siguron drejtësinë të shtypurve.
7. Nuk i heq sytë nga të drejtët, por bën që të ulen përgjithnjë me mbretërit mbi fronin; kështu ata rrinë lart.
8. Por në rast se janë të lidhur me zinxhirë dhe të mbajtur me veriga pikëllimi,