5. Do të dija fjalët me të cilat do të më përgjigjej, dhe do të kuptoja atë që kishte për të më thënë.
6. A do të më kundërshtonte me forcë të madhe? Jo, përkundrazi do të më kushtonte vëmendje.
7. Atje njeriu i drejtë do të mund të diskutonte me të, kështu gjyqtari im do të më shpallte të pafajshëm përjetë.
8. Ja, po shkoj në lindje, por aty nuk është; në perëndim, por nuk e shoh;
9. vepron në veri, por nuk e shoh; kthehet nga jugu, por nuk arrij ta shikoj.
10. Por ai e njeh rrugën që unë kam marrë; sikur të më provonte, do të dilja si ari.
11. Këmba ime ka ndjekur me përpikmëri gjurmët e tij, i jam përmbajtur rrugës së tij pa devijuar;